Joaquin transferohet tek Malaga
Skuadra e Malagës ka vazhduar me përforcimet e reja në prag të sezonit të ri futbollistik në Spanjë. Futbollisti i radhës që ka nënshkruar me këtë skuadër është mesfushori i Valencisë, Joaquin.

Pas marrjen nën drejtim nga disa sheikë skuadra e Malagas ka bërë një investim tejet të çmendur në këtë merkato duke marrë lojtarë të njohur.

Malaga tashmë është kthyer në një ekip pretendent për një vend në Europa Ligë në sezonin e ardhshëm këtë gjë e pohojnë edhe drejtuesit e ekipit të cilët janë shumë optimist.

Shuma të cilën kanë paguar dejtuesit e Malagës kap shifrën prej 5 milion euro, ndërsa Joaquin është lidhur me një kontratë 3-vjeçare.

Deri tani drejtuesit e Malagës në radhët e tyre arritën që të transferonin edhe futbollistët si Rud Van Nistelrooy, Tuolalan. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2011, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori