Joe Bannett i kërkon falje Leroy Sane për ndërhyrjen që i bëri
Bennett‏ i ka kërkuar falje Sanes pas ndërhyrjes së ashpër që do ta lë jashtë fushave deri në katër javë.

Joe Bennett‏ i ka kërkuar falje Leroy Sanes për ndërhyrjen e ashpër në fitoren 2-0 të Manchester City kundër Cardiff City, lëndim që do ta lë jashtë fushave deri në katër javë talentin gjerman.

“Dua t’i kërkoj falje Leroy Sanes për ndërhyrjen time. U mundova ta ndaloj kundërsulmin, por u vonova në tentimin tim”, ka shkruar Bennett në rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori