Joel Campbell i thotë "Po" Milanit
Pëlqej
Më pak se një muaj larg mbylljes së merkatos së verës ka ardhur momenti për të tentuar. Pippo Inzaghi do një sulmues dhe Milani, mes shumë emrave, po tenton të bëjë të tijin Joel Campbell. Sipas "Sky Sport", sot ka patur një takim me Drejtorit Sportiv të kuqezinjëve dhe agjentit të futbollistit në Londër, aty ku në fundjavë u luajt "Emirates Cup" dhe ku Campbell shënoi një super-gol ndaj Benfikës.

Futbollisti kostarikan i ka thënë "Po" Milanit dhe tani mbetet për tu bindur vetëm Arsenali dhe mbi të gjitha Arsene Wenger, i cili nuk kërkon ta shesë.

Palët do të takohen sërish në ditët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori