Johan Cruyff kritikon Barcelonën
Pëlqej
Ish-trajneri i Barcelonës, Johan Cruyff ndien se klubi ka bërë hap pas në vitet e fundit, lidhur me paaftësinë e trajnerëve për të kontrolluar lojtarë si Messi e Neymar. Holandezi u shpreh pas firmës me sulmuesin brazilian verën e kaluar, duke pretenduar se Messi duhej të ishte shitur në mënyrë që të akomodohej si duhet ish futbollisti i Santos në skuadrën që drejtohej nga Gerardo Martino.

Barça zhvilloi një fushatë zhgënjyese në Europë dhe La Liga sezonin e kaluar, duke e detyruar Martinon që të linte postin e trajnerit dhe Cruyff mendon se largimi i tij pjesërisht i dedikohet keqmenaxhimit të yjeve, dicka që ai mendon se qëndron edhe pas dështimit të David Moyes te Manchester United.

"Unë ende e pëlqej shumë Barçën, gjithashtu më pëlqen dhe Real Madrid. Barça ka bërë paksa mbrapa për shkak të njerëzve që ata emërojnë si trajnerë. Unë nuk po them asgjë, nëse ata janë trajnerë të mirë apo të këqinj, por është shumë e vështirë të kontrollosh një Messi dhe një Neymar. Nëse nuk i kontrollon ata atëherë është një problem. Është e njëjta gjë dhe me David Moyes te Manchester United. Disa njerëz mund t’i kontrollojnë lojtarë të tillë dhe kjo është e nevojshme, pasi përndryshe gjërat nuk funksionojnë. Moyes është një trajner i mirë, por jo për Manchester United", është shprehur legjenda holandeze.

Cruyff më pas përshkroi shkëlqimin e shpejtë në lojën e Messit dhe Andres Iniestës, duke pretenduar se yjet e Barcës kanë mësuar si nga vetvetja ashtu dhe nga trajneri i aktual i Bayern Munchen Pep Guardiola, kur vjen puna për të tejkaluar deficitet në lojë.

"Normalisht do të thoja se gjëja më e rëndësishme për një trajner, është që të tejkalojë vështirësitë kur ishte i ri. Shikoni Guardiolën dhe mua, ashtu si unë, ai ishte shumë i brishtë dhe elegant kur luante, ndaj i duhej të kujdesej për teknikën. Të njëjtën gjë e shikoni te Iniesta dhe Messi. Ata duhet të bëjnë dicka shpejt në fushë, përndryshe nuk arrijnë kurrë aty ku do të donin. Kjo do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për të gjitha detajet. Duhet të mendosh më shpejt dhe të kesh më shumë vizion. Dhe kur shikon më shumë, mund të bësh më tepër", përfundoi Cruyff. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori