John Terry flet pas veprimit të Kepa Arrizabalaga në Carabao Cup
John Terry e ka komentuar veprimin e Kepa Arrizabalagas në EFL Cup.

Terry ka thënë se veprimi i portierit spanjoll është i pakuptueshëm, pasi ai do të duhej të largohej me respekt nga fusha.

“Në momentin kur numri juaj shfaqet në tabelë, ju duhet të largoheni dhe të tregoni respekt”, tha ish-kapiteni i Chelseat duke folur në Sky Sports.

“Kjo është gjëja e fundit që lojtarët e dëshirojnë. I ka humbur vlerën një paraqitje të mirë, që e bën atë zhgënjyese. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Terry. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori