John Terry var këpucët në gozhdë
terru
Legjenda e futbollit anglez dhe skuadrës së Chelsea, John Terry ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli i lujtuar nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social, Instagram.

“Pas 23 vitesh të pabesueshme si futbollist, kam vendosur që është momenti i duhur për t’u tërhequr nga futbolli. Kam shumë njerëz për të falënderuar, duke nisur nga bashkëshortja ime Toni dhe fëmijët e mi Georgie e Summer. Falënderoj prindërit e mi për sakrificat dhe vëllain tim për ndihmën dhe këshillat.

Kur isha 14 vjeç mora vendimin më të mirë dhe më të madh në karrierë: firmosa për Chelsea Football Club. Nuk do të kem kurrë fjalët e mjaftueshme për të treguar sa të rëndësishëm janë të gjithë në këtë klub për mua, sidomos tifozët. Kemi kujtime të mrekullueshme së bashku dhe nuk do ia dilja pa ju, shpresoj t’ju kem bërë krenarë, duke veshur fanellën dhe duke mbajtur shiritin e kapitenit.

Karriera ime dhe zemra do t’i përkasin Chelsea-t, por ndihem mirënjohës edhe për periudhën e huazimit te Nottingham Forest në 1999, periudhë e çmuar për zhvillimin tim si lojtar. Falënderoj nga zemra Aston Villa-n, që më dha mundësinë të luaja dhe të isha kapiten i këtij klubi të madh sezonin e shkuar.\

Ishte një privilegj, pres me padurim kapitullin e ardhshëm dhe sfidat e reja që më presin”, tha John Terry. /albeu.com/

Shtuar më 09/10/2018, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori