Liverpooli ka konfirmuar që të premten ka transferuar Glen Johnsonin nga Portsmouthi për shifrën prej 18.5 milionë funtesh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës të cilën e ka nënshkruar lojtari është katër vjet.“Ai ishte lojtar i rëndësishëm te Chelsea, ndërsa vitin e fundit është përmirësuar shumë me fanellën e Portsmouthit”.
“Njëra nga gjërat kryesore është mentaliteti i tij që shumë i mirë. Ai është një fitues. Mua më kanë lënë shumë përshtypje bisedat që kam pasur me të”, ka thënë trajneri i Redsave, Rafa Benitez, duke shprehur kënaqësinë e tij për arritjen e këtij transferimi.
Shtuar më 27/06/2009,
ora 16:41