Johnston: Burra, gra, fëmijë, të gjithë e duan, të mos e humbasim Salah
Pëlqej
Legjenda e Liverpooli, Craig Johnston i ka bërë thirrje klubit që të luftojë me çdo kusht për ta mbajtur Mohamed Salah në Liverpool.

Johnston, mësohet të ketë thënë se ekipi i Jurgen Klopp nuk duhet ta humbasë golashënuesin më të mirë të Premier League.

Mohamed Salah, i cili përfolet për një kalim të mundshëm tek Real Madrid ka kaluar një sezon të shkëlqyer në Premier League duke shënuar 44 gola dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të prek finalen e Champion League kundër Real Madrid.

“Liverpooli duhet ta mbajë Salahun”, ka thënë Johnston.

“Fillimisht humbën Luis Suarez, tani Philippe Coutinhon dhe aktualisht flitet për Mohamed Salah. Ai nuk mund të largohet, duhet të qëndrojë. Shumë njerëz të Liverpoolit janë të dashuruar me atë njeri, burra, gra, fëmijë. Të gjithë e duam” shtoi më pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori