Jordi Roura: Barcelona meriton respekt
Jordi Roura
Jordi Roura i bën thirrje lojtarëve Barcelonës ta hedhin pas shpatullave disfatën e Champions League me Milanin, duke insistuar se skuadra meriton sërish besim, dhe respekt, njofton Supersport.

Blaugranat janë vënë në shënjestër të kritikave të shumta pas paraqitjes pa shkëlqim në “San Siro”, gjithsesi zëvendësuesi i Vilanovës beson e skuadra e tij do të reagojë me shpejtësi pas atij zhgënjimi.

“ Na duhet të kthejmë faqe pas disfatës në San Siro. Xavi tha se ne nuk ditëm të jemi kompetitivë, por unë besoj se kjo ndodhi pasi na duhej pak më shumë besim. Do të flasim sërish për Milanin para ndeshjes së kthimit. Është normale që lojtarët janë të irrituar dhe të trishtuar, pasi ai rezultat nuk na favorizon dhe ata e dinë këtë. Ata kanë qenë kritikë ndaj vetes, cka është logjike dhe normale. Ne kemi humbur ndeshje edhe më parë, dhe do të humbasim edhe të tjera para fundit të sezonit, por ai që bën diferncën është reagimi pas cdo disfate”

Roura theksoi se për fat të mira skuadra tani I rikthehet kampionatit dhe ndeshja me Sevillan do të jetë një rast I mirë për Barcelonën për të rizbuluar ndjesinë e fitores.

“Nëse ka një skuadër që meriton besim dhe respekt, ajo është Barcelona. Une mendoj se futbollistët luajnë gjithmonë në mamksimumin e tyre dhe ne e kemi treguar këtë gjë jo vetëm këtë vit, pro prej një kohe të gjatë. Edhe të shtunën nuk do të bëjmë përjashtim”.

Roura ju bëri thirrje fansave të Barcelonës që të mbështesin skuadrën në sfidën me Sevijën që e konsideroi një kundërshar të rrezikshëm pasi Unai Emeri I ka bërë andaluzët mjaft kompetitivë. Gjithashtu asistenti I Vilanovës që nuk do të rikthehet në stol as për ndeshjen me Milanin pasi vazhdon kurimin e tij në Nju Jork pranoi se mungesa e trajnerit ndihet në skuadër, ku ju uroi mirëseardhjen Erik Abidal dhe David Villas që rikthehen në dispozicion të ekipit katalanas.
Shtuar më 23/02/2013, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori