Jorge Mendes, agjenti "kampion" i Verë 2014 (FOTO LAJM)

James Rodriguez (Monaco-Real Madrid) - 80 milionë euro
Pëlqej
Ai nuk është futbollist por falë punës që bën me ta fiton pothuajse sa dyfishi i lojtarit më të paguar në planet. Po flasim për agjentin më të famshëm të Botës së futbollit, Jorge Mendes, i cili arkëton shuma marramendëse falë aftësive të tij për të negociuar fatin e klientëve të cilët nuk janë të pakët dhe as të panjohur, madje shumë prej tyre janë të famshëm.

Portugezi që kujdeset për Cristiano Ronaldon dhe shumë emra të tjerë, fiton "Oscarin" e menaxherit më të mirë të kësaj vere falë tre lëvizjeve të bujshme, James Rodriguez te Real Madrid, Di Maria te Manchester United dhe Falcao te e njëjta skuadër.

Tre pazare që e bëjnë çdo agjent tjetër të duket si amator përpara tij pasi Mendez ka fituar plot 30 milionë euro.

Ai është një prej personazheve më të errët të botës së futbollit pasi nuk i pëlqen të flasin asnjëherë për të, por nga ana tjetër, gazetarët e konsiderojnë si arkitektin më të mirë për goditjet e mëdha të merkatos. Mendes ka komisione shumë të shtrenjta por në fund të gjitha palët mbeten të kënaqura kur punojnë me të.

Gjatë viteve 2010, 2011 dhe 2012 ai u zgjodh "Agjenti më i mirë i vitit" nga "Globe Soccer Awards", prandaj parashikimi për një poker trofesh është i lehtë sepse edhe këtë merkato ai është mbreti i padiskutueshëm prapa kuintave. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2014, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori