Jorge Mendes projekton shkëmbime te Milani
Andre Silva rikthehet, ndërsa Patrick Cutrone niset. Është një skenar i mundshëm për të ardhmen e sulmit të Milan, që interpretohet nga "Sportmediaset".

Ndikimi i mundshëm i Jorge Mendes me ardhjen eventuale të Luis Campos në cilësitë e drejtorit sportiv nga Lille, mund të çojë në rikthimin e portugezit Andre Silva nga huazimi te Sevilla.

Në anën tjetër, rikthimi i numrit 9 luzitan do të nënkuptonte largimin e italianit Cutrone. Ky i fundit ka në dispozicion katër ndeshje për të bindur klubin që ta konfirmojë dhe të mos e largojë. /albeu.com/



Shtuar më 03/05/2019, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori