Jorginho: Nuk jam i favorizuar nga Sarri
Në prag të ndeshjes të së dielës ndaj Wolves ka folur per "The Guardian" mesfushori i Chelseat Jorginho, i cili deklaroi nuk është i favorizuar nga Maurizo Sarri, shkruan Albeu.com.

Në fakt ishte pikërisht Sarri i cili afroi Italianin te Chelsea menëherë sapo tekniku kishte firmosur me blutë.

Të dy kishin marrdhënije të mirë tek Napoli, aq sa Jorginho fitoi dhe një vënd në kombëtaren Italiane me ndhihmën e Sarrit.

Ai është i pa prekshëm dhe te Chelsea megjithatë mesfushori e ka hedhur poshtë këtë për The Guardian.


"Unë nuk jam i veçantë, kam një marrëdhënie krejtësisht normale me Sarrin," tha ai The Guardian.

"Unë nuk shkoj për darkë me të, nuk shkoj në shtëpinë e tij, unë jam vetëm një lojtar që mund ta ndihmojë atë të bëjë gjërat që dëshiron që ekipi ti bëjë sa më mirë.

"Ai më ka bërtitur kur kam gabuar, dhe nuk mund ta konsideroj vetentë pa prekshëm".

"Tifozët kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre, të jenë përkrahës dhe të mendojnë çfarë të duan", tha ai.

"Unë i pranoj mendimet e kritikëve, i respektoj mendimin e tyre, dëgjoj, qëndroj i qetë dhe punoj shumë, duke u përpjekur të bëj më mirë. E dija se kjo do të ishte një sfidë e vështirë për mua këtu", përfundoi Jorginho. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori