Jorginho zgjedhje të ardhmen midis dy klubeve të Manchesterit
Pëlqej
Sipas mediumit anglez The Sun, Jorginho do të preferonte të bashkohej me Cityn përpara rivalëve të tyre lokalë, Unitedit.

City është i prirur për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë dhe përveç Jorginhos, ata kanë edhe Thiago Alcantaran e Bayern Munichut dhe Fredin e Shakhtar Donetsk në radarin e tyre.

Në anën tjetër, edhe Unitedi ka në radar mesfushorin e Shakhtarit, teksa i pëlqyer është edhe Toni Kroos i Real Madridit dhe Julian Wiegl i Borussia Dortmundit. Për të parë një vendim përfundimtar të Jorginhos duhet të presim deri në hapjen e merkatos ku ai me shumë mundësi do ta lërë Napolin. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori