Josa i lumtur me aventurën në Kosovë, ka shpresa për titullin kampion
Trajneri i Prishtinës Mirel Josa, pas takimit të përfunduar në barazim pa gola ndaj Feronikelit është shfaqur i qetë gjithsesi dhe ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë, ndaj një kundërshtari aspak të lehtë për t’u mposhtur. Në pjesën e dytë veçanërisht mund të kishim bërë më shumë, pasi krijuam më shumë volum, por nuk shënuam dhe nuk ia dolëm të merrnim maksimumin. Gjithsesi ne besojmë te titulli dhe do të luajmë shanset tona deri në javën e fundit”, deklaroi trajneri i Prishtinës.

Mirel Josa pranoi se ndihet mjaft mirë në Kosovë dhe se dëshiron të vijojë në krye të Prishtinës.

“Mund të them se ndihem mjaft mirë këtu te Prishtina. Kam mundësi të punoj mirë dhe besoj se do të qëndroj akoma këtu”, u shpreh Josa. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori