Josa prezantohet te Kukësi, përcakton objektivat
Mirel Josa prej disa ditësh ka marrë drejtimin e Kukësit, ndërsa sot u prezantua nga klubi verilindor si trajneri i ri i skuadrës. Në fjalën e tij, kryeqytetasi e pranoi se objektivi i Kukësit mbetet Kupa dhe renditja në vendet e para.

"Do të mundohemi për Kupën e Shqipërisë, jemi në garë për vendin e dytë dhe tretë. Të përmirësojmë veten, dhe të shohim gabimet me ata që na dalin përpara. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbështetje sa më të plotë të skuadrës. Planet? S’dua t’i tregoj se do m’i kopjojnë. Bëj shaka. Planet do t’i shikojmë në varësi të situatës dhe gjendjes së lojtarëve. Nuk do të thotë se këta lojtarë që do të vijnë do t’i aktivizojmë direkt për të ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në fazë përgatitore për të pritur përmirësimin e gjendjes fizike. Duhet të kemi dhe fat për gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën si sillen në fushë."

Afrimet: "Kam biseduar për afrimin e lojtarëve. Këtu flasim për klubin dhe interesa ekonomike të klubit. Do të shikojmë lojtarë nga jashtë, që janë në gjendje të mirë sportive. Kalimi te Kukësi ishte rastësi."
Shtuar më 27/01/2021, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori