Jose Antonio Reyes zyrtarisht te Sevilla
Jose Antonio Reyes është zyrtarisht një lojtar i Sevillas. Sulmuesi spanjoll transferohet nga Atletico Madrid në “Ramon Sanchez Pizjuan” vetëm pak pas mbërritjes së trajnerit të ri te “Los Colchoneros”, Diego Pablo Simeone, i cili mesa duket nuk e ka në planet e tij ish-lojtarin e kombëtares spanjolle.

28 vjeçari firmosi një kontratë deri në vitin 2015 me skuadrën e tij të re për një vlerë prej 3.5 milionë Eurosh. Reyes rikthehet në Sevilla pas 8 vjetësh, teksa ka luajtur nga viti 2000 deri në vitin 2004 me këtë ekip, përpara se të transferohej te topcinjtë londinezë të Arsenalit.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur gjithashtu dhe me Realin e Madridit dhe Benfikën. Reyes i është bashkuar tashmë skuadrës së tij të re dhe pritet të aktivizohet që në sfidën e së Dielës në kampionat ndaj Rayo Vallecanos. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2012, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori