Jose Mourinho analist futbolli ? Kjo është shifra që do të paguhet portugezi për një dalje në TV
Botërori Rusi 2018 ka për të qenë ngjarja më e madhe futbollistike për këtë vit. Dhe këtë gjë e dinë mirë edhe televizionet, prandaj kërkojnë që të kenë analistë sa më të specializuar dhe me famë në studiot e tyre sportive përgjatë periudhës 14 qershor-15 korrik (koha që do të zgjasë Botërori).

Televizioni rus “RT” ka nënshkruar një kontratë faraonike me trajnerin portugez, Jose Mourinho, për ta pasur në studio si analist të ndeshjeve.

Mediat angleze bëjnë me dije se “Special One” do të paguhet me një shifër rekorde. Ai do të përfitojë rreth 400 mijë stërlina për një dalje. Gjithsej është planifikuar të dalë katër herë, pra i bie në 1.6 milionë stërlina.

Murinjo u shpreh i kënaqur pas arritjes së kësaj marveshjeje – “Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në “Rusi 2018”, edhe pse jo si trajner. Po pres me padurim ta nis këtë eksperiencë. Do të jetë dëfryese dhe entuziazmuese të jap opinionin tim mbi ndeshjet dhe skuadrat pjesëmarrëse”, tha ai.
Shtuar më 06/03/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori