Jose Mourinho dëshiron me çdo kusht lojtarin e Real Madridit sezonin e ardhshëm
Pëlqej
Jose Mourinho si duket nuk do të ndalet deri sa të arrijë qëllimin e tij: të transferojë Gareth Bale në Manchester United.

Trajneri portugez nuk arriti që këtë verë të bëjë ëndërrën e tij realitet por këtë do të vazhdojë ta provojë në vitin e ardhshëm (2018).

Sipas gazetës angleze ‘The Sun’, Mourinho i ka treguar pronarëve të klubit anglez se e dëshiron me çdo kusht transferimin e Uellsianit tek Djajtë e Kuq në sezonin e ardhshëm, përcjell Albeu.com.

Drejtuesit e skuadrës angleze janë të bindur se me një ofertë rreth 100 milionë euro do të bindin Madrilenët të mendojnë në shitjen e Bale pasi ai në kohën e fundit nuk është në formën e tij më të mirë.

Gjithashtu ata besojnë se performancat e mira nga Isco dhe Asensio do të jenë një faktor që Bale mund të largohet nga klubi Madrilen dhe të transferohet tek skuadra e Mourinhos. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori