Jose Mourinho i jep përgjigjen e duhur Realit për portierin De Gean
Pëlqej
Portieri i Manchester, United David De Gea ka kohë që ndiqet nga kampionët evropianë.

Galaktikët këtë merkato verore do të tentojnë të nënshkruajnë me një portier, për të siguruar portën për shumë vite.

Megjithatë, Starsport kupton se Unitedit është gati të bëjë De Gea, një ndër portierët më të paguar në botë, nëse ai qëndron dhe nënshkruan një marrëveshje të re.

Kontrata e tanishme e 27-vjeçarit skadon në vitin 2019, por paga e tij mund të rritet në 350 mijë paund në javë nëse rinovon kontratën.

Dhe përpara ndeshjes së UEFA Champions League, tekniku Mourinho ka bërë qëndrimin e tij të qartë në lidhje me të ardhmen e De Geas.

"Unë e shoh atë [De Gea] duke qëndruar këtu," tha Mourinho për kanalin televiziv spanjoll La Sexta.

"Nuk e di se cilat janë synimet e Real Madridit.

"Por, në qoftë se do të isha unë, unë do të mendoj për një lojtar tjetë", përfundoi Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori