Statistikat e “Google” nuk mashtrojnë. Ndonëse në vitin 2011 Barcelona fitoi kampionatin dhe Champions League, fiksimi më i madh i banorëve të qytetit ishte
Jose Mourinho…
Sipas rezultateve të publikuara nga gjigantët e internetit, Barcelona është qyteti ku më shumë u kërkuar me fjalën kyç
Mourinho,
ndjekur nga Oporto dhe Lisbona.
Përsa i përket gjuhëve, emri i
trajnerit madrilen ishte më i kërkuar në dialektin katalan,
ndjekur nga spanjishtja, polonishtja dhe gjuha indiane.
Në total, në Barcelonë u kërkua 86 milion herë fjala
Mourinho në “Google” gjatë vitit 2011, shumë më tepër se emri i
trajnerit të skuadrës vendase, Guardiola, i kërkuar 51 milion herë.
Gjatë të gjithë vitit, vetëm në një prej 365 ditëve të tij Guardiola ishtre më i kërkuar se portugezi, në 28 maj, kur deklaroi se nuk kishte pasur një ofertë nga Manchester United dhe se nuk kishte ndërmend të shndërrohej në pasardhësin e Alex Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012,
ora 14:28