Jose Mourinho në Inter?!
Albeu.com
Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, është afër nënshkrimit të një marrëveshje trivjeçare me i kampionin e Serie A, Interin, kanë bërë të ditur sot mediat portugeze.Sipas gazetës portugeze A Bola, bisedat mes trajnerit portugez dhe Interit kanë rezultuar me sukses, dhe Mourinho do të nënshkruajë më së voni deri në fundjavë, ndërsa marrëveshja thuhet se kap vlerën e 9 milionë eurove për sezon.

Mourinho po ashtu thuhet se ka kërkuar të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës, Decon dhe atë të Chelseat, Frank Lampard. Në Inter pritet të kalojë edhe sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba.
Shtuar më 27/05/2008, ora 04:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori