Jose Mourinho tregon trajnerin më të dobët në historinë e Premier Leagues
Pëlqej
Jose Mourinho është tallur me trajnerin holandez, Frank de Boer, për të cilin tha se është trajneri më i dobëthistori të Premierligës

Portugezi tha se De Boer është trajneri më i dobët në botë dhe në histori të kampionatit anglez.

“Kam lexuar se çfarë ka thënë trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premier Leagues", tha Mou fillimist.

"Ai [De Boer] ka thënë se Rashford nuk është mirë që ka një trajner si unë. Por, nëse Marcus do të kishte një trajner si ai, ai do të mësonte si të humbiste, sepse ka humbur të shtatë ndeshjet në Angli”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, para ndeshjes me Sevillan.

Shtuar më 12/03/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori