Jose Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë që ka blerë ndonjëherë
Pëlqej
Jose Mourinho i ka thënë MUFC.com se nënshkrimi me mesfushorin Nemanja Matic nga Chelsea është blerja e "përsosur" për të.

"Kur u bashkova me Manchester United vitin e kaluar, mendova menjëherë se na duhej një lloj Matiçi," tha ai. "Nuk ka shumë shumë si ai. Këtë sezon, kur mora njoftimin se Matiç dëshiron të luajë me mua dhe për Manchester United dhe ai mund ta bënte këtë, mendova se ai është lojtari i përsosur për mua, jo vetëm për cilësitë e tij por edhe për marrëdhënien time me të. Mënyrën se si e njoh, ashtu siç më njeh ai mua", përfundoi tekniku portugez, përcjell Albeu.com.

Nemaja Matic dorëzoi kërkesën për transferim tek Chelsea pasi kuptoi se Jose Mourinho ishte i interesuar për të. Tani ai është nën urdhërat e teknikut më të mirë në botë, sipas mendimit të tij gjatë prezantimit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori