E ardhmja e
Jose Mourinhos nuk do të jetë te Real Madrid. Tekniku portugez me shumë mundësi do të largohet nga pankina e "Los Blancos" në fund të sezonit dhe prej kohësh po qarkullojnë zëra për një rikthim të tij në Premier League, ku
Mourinho pëlqehet nga
Manchester United, Chelsea dhe
Manchester City.
Por sipas "The Sun" ka një të re të bujshme: ish
trajneri i Inter është kërkuar as më pas e as më shumë nga Milan, i cili është në kërkim të një
trajneri për të zëvëndësuar atë aktualin Massimiliano
Allegri.
Sipas tabloidit britanik, presidenti Silvio Berlusconi dëshiron ta rikthejë Milanin në epokat e lavdishme dhe sipas ti vetëm
Mourinho ose Guardiola mund ta bëjë diçka të tillë.
Por problemi i vetëm është paga e "Special One" që merr aktualisht 13,5 milionë sterlina. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013,
ora 09:41