Josep Maria Bartameu jep dorëheqjen nga posti drejtues i Barcelonës
Josep Maria Bartomeu nuk është më presidenti i Barcelonës.

Siç raportohet nga "Diario Sport", vendimi erdhi në këto minuta, pas mbledhjes urgjente të bordit drejtues ditën e sotme. Në fund të së cilës kreu drejtuesi i Barçës vendosi të japë dorëheqjen . Me të edhe pjesa tjetër e drejtorëve aktualë.

Barcelona, këtë verë ka përjetuar momentet më të këqija të viteve të fundit, duke filluar nga humbja 8:2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e deri te kërkesa për largim e Lionel Messit.


Kjo kishte bërë që tifozët e Barcelonës të ngrihen kundër tij, madje së fundi është nënshkruar edhe një peticion për largim.

Bartomeu do të mbajë një konferencë për shtyp të caktuar në orën 20:45.
Shtuar më 27/10/2020, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori