Joshua duelin e radhës kërkon që ta zhvillojë në Amerikë
Pëlqej
Anthony Joshua ka deklaruar sot se dëshiron që duelin e ardhshëm ta zhvillojë në Amerikë. Kampioni i botës në peshat e rënda po planifikon që të mbrojë aty jo vetëm titullin kampion, por të zhvillojë disa duele në qytete si Las Vegas apo Nju Jork.

Joshua do të vendosë edhe emrin e rivalit, pasi në Amerikë duket se preferojnë më shumë ukrainasin apo boksierin vendës Deontay Ëilder se sa një sfidë britanikësh me Tyson Fury.

“Prioritet për mua mbetet dueli në Amerikë dhe për këtë po diskutojmë me menaxherin tim Eddie Hearn”, tha Joshua. /albeu.com/


Shtuar më 03/05/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori