Joshua i drejtohet Millerit: Mezi po pres të përballem me ty dhe të të tregoj vendin
Pas konferencës së parë për shtyp të zhvilluar disa ditë më parë në Nju Jork, boksierët Anthony Joshua e Jarrell Miller sot kanë qenë sërish “ballë për ballë”.

Këtë herë në Londër, në shtëpinë e kampionit të botës në peshën e rëndë.

Për dallim nga hera e kaluar, boksierët e pamposhtur nuk janë “ngacmuar” fizikisht, siç ndodhi në Nju Jork, por akuzat e fyerjet karshi njëri-tjetrit nuk munguan.

“Më vjen keq për fytyrën tënde, pasi do të duhet të bësh një operacion plastik pas duelit. Nuk ke për ta njohur veten. Mezi po pres të përballem me ty dhe të të tregoj vendin. Kjo është e vetmja gjë që po të them. Do të të rrjep të gjallë në ring”, u shpreh Anthony Joshua.

Dueli mes dy boksierëve të pamposhtur do të zhvillohet më 1 qershor në “Madison Square Garden” të New Yorkut. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori