Joshua merr një surprizë të pakëndshme në pikë të mëngjesit (VIDEO)
Pëlqej
Kampioni në fuqi i botës në boks, Anthony Joshua ka marrë një surprizë të pakëndshme gjatë mëngjesit të sotëm. 28-vjeçari ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, teksa tregon se para orës 8 i ka trokitur një person në derë për të bërë teste droge, raporton Albeu.

Dy pyetjet e tij ishin: A keni përdorur ndonjë simulues në dy javët e fundit? A keni dhuruar gjak në 3 javët e fundit?

Joshua është përgjigjur me "Jo" në të dyja rastet. Kujtojmë që pak javë më parë britaniku u shpall kampion bote pasi fitoi me KO teknik në raundin e 10-të sfidan ndaj Klitschkos. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori