Joshua-Ruizit: Kurrë mos u dorëzo, je një kampion i madh
Anthony Joshua është mbreti i ri i peshave të rënda në boks. Ai e mposhti Ruizin me vendim të gjyqtarëve pas 12 raundeve.

I pyetur në konferencën e tij për shtyp se çfarë u tha mes dy boksierëve, Joshua zbuloi: "Unë i thashë kurrë mos u dorëzo. Unë thjesht i thashë të mos hiqte dorë kurrë".

"Është e vështirë, para së gjithash je një njeri i shkëlqyeshëm. Edhe ti je një kampion i shkëlqyeshëm. Por unë i thashë që të mos heqë dorë kurrë dhe të mos ndalosh duke ndjekur ëndrrën e tij" – tha Joshua.

Britaniku kishte humbur titujt pikërisht nga Andy Ruiz më herët këtë vit, por ia doli të hakmerrej dhe në Arabinë Saudite u kurorëzua “mbreti” i ri i peshave të rënda në boks.
Shtuar më 08/12/2019, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori