Anthony
Joshua e ka fajësuar gjyqtarin për disfatën e tij tronditëse të 1 qershorit
kundër Andy Ruiz Jr, që i kushtoi atij me
titujt e tij botërorë të boksit në kategorinë e peshave të rënda.
Britaniku këmbëngul se ka qenë faji i gjyqtarit kanadez që shkaktoi humbjen e tij dhe jo performanca në ring.
“Nuk e dija as se ku isha përpos që isha në atë qoshe. Por, unë i kisha vendosur krahët në litarët e ringut duke pritur që të më kthehet mbrojtësja e dhëmbëve.
Gjyqtari nuk është dashur të mendojë se unë do ta vazhdojë luftën pa të. Unë vetëm e pashë mbrojtësen time të shtrirë në dysheme.
Mendja ime nuk ishte plotësisht te Ruizi, pjesërisht për shkak të meçit për t’u bërë kampion i unifikuar
kundër Deontay Wilderit, që pritej të ishte meçi im i radhës. Por, tani ne e kemi këtë rimeç të madh dhe unë do të stërvitem ndryshe për Andyn. Këtë herë, unë do të jem gati për ta lëshuar përbindëshin”, tha
Joshua në intervistën e fundit të dhënë për këtë ndeshje.
Joshua i humbi
titujt e botës IBF, WBA dhe WBO pasi u rrah keq nga Ruizi më 1 qershor dhe pastaj ai e aktivizoi klauzolën në marrëveshjen me boksierin amerikan me prejardhje meksikane, e cila i jep atij të drejtën për rimeç.
Rimeçi mes tyre do të zhvillohet në
Riad të Arabisë Saudite më 7 dhjetor. Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja angleze, The Telegraph, mirëpo një njoftim zyrtar pritet që të dalë edhe sot nga përfaqësuesit e të dy boksierëve.
Joshua do të luftojë
kundër Ruizit për
titujt IBF, WBA dhe WBO në
Riad të Arabisë Saudite, pasi që autoritetet e këtij vendi i kanë ofruar rreth 100 milionë dollarë vetëm që rimeçi të ndodhë te ta.
Shtuar më 09/08/2019,
ora 10:45