Jovetiç, City asnjë "ulje" për Juven
Juventusi i ka bërë një ofertë Manchester City-t për sulmuesin malazez Stefan Jovetiç, duke ofruar 2 milionë euro për huazimin dhe 15 milionë euro të tjera për blerjen në fund të sezonit.

Por, kampionët e Anglisë nuk bën asnjë "ulje" për bardhezinjtë, ndërsa tabloidi "Times" shkruan se City e vlerëson ish lojtarin e Fiorentinës me plot 32 milionë euro.

Një vlerësim tepër i lartë për momentin, krahasuar me propozimin e drejtuesve torinezë. Me këtë çmim, gjithçka duket e vështirë për një fund të lumtur në këtë tratativë.

Për Juven në fakt, Jovetiç ishte një objektiv konkret, më shumë se sa një ëndërr, ndaj dhe mbërritja e sulmuesit Bony nga Swansea te Manchester City mund të nxisë largimin e malazezit nga Anglia, por për Juventusin duket e pamundur për atë vlerë të publikuar nga mediat. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori