Jovic nuk po bind, Zidane dëshiron sulmuesin e Wolves
Megjithë transferimin e Luka Jovic te Real Madrid gjatë kësaj vere për të ndihmuar Karim Benzema në sulm, gjërat nuk kanë funksionuar ashtu siç ishte planifikuar dhe klubi tani po kërkon një sulmues të ri për t’u bashkuar me sulmuesin francez për sezonin 2020/21.

Sipas Don Balon, Zinedine Zidane ka kërkuar të nënshkruajë me Raúl Jiménez këtë verë, sepse ai do të përshtatej në mënyrë të përkryer në Madrid dhe do të ndihmojë Benzemën si zëvendësues.

I njëjti burim tregon gjithashtu se gjigantët spanjollë duan të largojnë Mariano dhe të huazojnë Luka Joviçin, në mënyrë që ai të marrë më shumë kohë për të luajtur.

Raúl Jiménez do të ishte i lumtur të kthehej në kryeqytetin e Spanjës, ku ai luajti një sezon të tërë me Atletico por ai nuk arriti të adaptohej pasi shënoi vetëm një gol në 28 ndeshje.

Nëse transferimi në Real do të materializohej këtë verë, meksikani do të ndiqnin hapat e bashkatdhetarëve të tij si Hugo Sanchez dhe Chicharito.
Shtuar më 23/03/2020, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori