"Ju e dini që nuk më pëlqen përqafimi", video e fundit e Maradonës pak para se të ndërronte jetë (VIDEO)
Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës është shoqëruar me polemika të shumta.

Më 24 nëntor, pak para se të marrë frymën e fundit, Maradona shfaqet në një video ku i dërgon përqafimin doktorit, Leopold Luke.

Videoja bëhet publike nga stacioni televiziv "Corina TV", në një kohë kur autoritetet gjyqësore në Argjentinë po lënë të kuptohet se ka prova të forta për neglizhencë të mundshme nga Leopoldo Luque (neurokirurg) dhe Augustina Kosachev (psikiatër). Në fakt videoja tregon të kundërtën pasi Maradona shfaqet optimist për shëndetin madje falënderon mjekët.

"Çdo gjë është në rregull. Ju e dini që nuk më pëlqen përqafimi, por kur jam me njerëz të mirë, dal nga … vetja ime. Një puthje Luka. "Leopoldo Hakido Luke", janë fjalët e fundit të Maradonës.

Videoja është regjistruar nga telefoni celular i ish-partneres së tij, Veronica Ogenta e cila e kishte vizituar atë në shtëpinë ku jetonte, ndërsa në një moment në sfond shfaqet Romina Milagros Dominguez, kuzhinierja e Diegos.

Shtuar më 03/02/2021, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori