Juan Jesus, Samuel i Ri i serisë A
Ditët e fundit është folur shumë për mbrojtësin e Internacional Porto Allegre, Juan Jesus, që kërkohet me ngulm nga Inter dhe Juventus për markaton e janarit.

Eugenio Ascari, agjent i FIFA-s për Amerikën e Jugut, në një intervistë për "Tuttosport" u shpreh: " Juan është një mbrojtës me cilësi fizike prefekte. Besoj se është gati për futbollin italian por ka nevojë për disa muaj për tu ambjentuar plotësisht".

Më pas agjenti jep një këshillë për Interin: "Nëse zikaltrit duan ta sjellin në janar në Milano unë i'u këshilloj ta bëjnë në qershor sepse kështu i japin 6 muaj kohë të ambjentohet për kampionatin italian", shprehet Ascuri.

20-vjeçari brazilian është krahasuar shpesh me Lucion dhe Chivu por agjenti i FIFA-s mendon ndryshe duke e krahasuar me "Juan të Romës ose Samuel të Inter". /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori