Juan Mata ka shumë sukses me fondacionin "Comon Goal"
Mesfushori spanjoll i Manchester United, Juan Mata krijoi iniciativën për të afruar akoma më shumë futbollin me personat në nevojë.

Ideja e këtij fondacioni është që çdo futbollist, ashtu sikurse edhe ai, të japë 1% të pagës për bamirësi për llogari të “Common Goal”.

Por apeli i spanjollit nuk ra në vesh të shurdhër. Janë të shumtë ata futbollistë që i janë përgjigjur pozitivisht nismës së Matës, duke u bashkuar me të në synimin për këtë afrim të dy botëve të ndryshme.

Mes lojtarëve që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë bamirësie janë Giorgio Chiellini, Matts Hummels dhe Kasper Schmeichel.

Nuk mbeti indiferent në këtë nismë të futbollistit spanjoll as Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili pranoi që të japë për bamirësi 1% të pagës së tij.

Kjo shifër prej 1% e pagës duket se nuk është një shifër e konsiderueshme për lojtarët, por është e rëndësishme për të ndryshuar jetët e personave të tjerë që po hasin në vështirësi të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori