Juan Mata në janar te Juventus?
Juventusi mund të përforcohet në merkaton e janarit me një futbollist të talentuar si Juan Mata. Fantazisti spanjoll i Chelsea-t nuk po gjen hapësira në skuadrën e Jose Mourinhos, për këtë arsye ndihet i shqetësuar se kjo do të ndikojë në ftesën që atij mund t’i bëhet nga kombëtarja për në "Brazil 2014".

Kështu ish futbollisti i Valencias kërkon që të jetë pjesë e një skuadre ku mund të luajë rregullisht. Dëshira e mesfushorit të krahut të majtë me tipare sulmuese është të ndërtojë ekip, por te Chelsea ai konsiderohet si i pashitshëm.

Megjithatë, zgjidhja është: Juan Mata mund të transferohet në Torino në formë huazimi dhe më pas të kthehet përsëri në skuadër sezonin e ardhshëm. Një ide kjo, e cila i pëlqen teknikut Antonio Conte. /albeu.com/



Shtuar më 25/11/2013, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori