Julio Cesar njofton tërheqjen nga futbolli
Një tjetër emër i rëndësishëm i futbollit ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Portieri brazilian i Benfikës, Julio Cesar, ka vendosur “të varë dorezat në gozhdë”, pas një karrierë të pasur dhe me shumë trofe.

Në moshën 38-vjeçari, futbollisti që fitoi “tripletën” me Interin në vitin 2010, ka vendosur të thotë mjaft, duke mos pranuar rinovimin e kontratës. Të paktën kështu raportojnë mediat portugeze, që u referohen zhvillimeve me të fundit në kampin e Benfikës. Julio Cesar spikati fillimisht te Flamengo në Brazil, ndërsa në sezonin 2004-2005 bëri hapin e madh duke u transferuar në Serinë A fillimisht te Cheivo (nuk luajti asnjë ndeshje në kampionat) e më pas në radhët e Interit, duke e mbajtur veshur për plot shtatë sezone fanellën ziklatër.

Me Interin ka fituar 5 kampionate, 3 Kupa të Italisë, 4 Superkupa të Italisë, një Champions dhe një Botëror për Klube.
Shtuar më 28/11/2017, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori