Julio Cesar-QPR, arrihet akordi
Sipas asaj që raporton "Sky Sport 24", aventura e Julio Cesar në portën e Inter ka marrë fund. 32-vjeçari brazilian ka arritur akordin me anglezët e Queen Park Rangers (QPR), klub modest që militon në Premier League-n angleze prej 2 sezonesh tashmë.

Shitja e mbrojtësit ekstrem të Inter, i cili ka qënë një ndër pikat kyçe për zikaltrit edhe në fitimin e tripletës së famshme do të sjellë të ardhura të mira në arkat e klubit, të cilat mund të përdoren në afrimin e ndonjë lojtari tjetër në ekipin e Andrea Stramaccionit. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2012, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori