Julio Cesar te Benfica
Pëlqej
Pas zhgënjimit në Botëror, Julio cesar e nis nga Portugalia. Sipas asaj që shkruan gazeta luzitane "Record", portieri 34-vjeçar brazilian ndodhet në Lisbonë për të firmosur me Benfikën. Ish numri një i Interit ka gjetur gjuhën e përbashkët me Queens Park Rangers për të ndaluar kontratën,e cila skadonte në verën e 2016-ës.

Te kampionët e Portugalisë Julio Cesar do të jetë në garë me ish portierin e Romës Artur, i shndërruar në titullar pas largimit drejt Atletico Madrid të Jan Oblak. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori