Jupi komenton largimin e Tramezzanit, me De Biasin ...
Ish-trajneri i Kombëtares Shpresa, Redi
Jupi ka folur për herë të parë për largimin e Paolo
Tramezzanit nga kuqezinjtë e drejtuar nga Gani de Biasi.
Jupi theksoi se zgjedhja e
Tramezzanit ishte e gabuar pasi me mundësinë e parë që ju dha ai u largua.
“
Tramezzanit u caktua drejtor teknik. Ai kishte kohë që e donte ta kishte këtë rol më
parësor se ai që kishte si ndihmës i De Biasit. Me mundësinë e parë që iu dha ai u largua”, u shpreh për Panorama Sport.
Gjithashtu
Jupi ka folur edhe për marrëdhëniet që ka me De
Biasin duke hedhur poshtë të gjitha
zërat për ndonjë konflikt të mundshëm me italianin.
“Mbase do të jetë mërzitur kur i morëm barazimin U-21 të Italisë në gusht, si italian që është (qesh...). Nuk ka asnjë të vërtetë për të gjithë
zërat që kanë qarkulluar në media pasi unë kam një marrëdhënie normale dhe profesionale me De
Biasin”, përfundoi
Jupi.
Shtuar më 18/01/2017,
ora 10:39