Jupi kritik ndaj përgatitjes së talenteve në Shqipëri
jupi
Trajneri Redi Jupi është shprehur shumë kritik ndaj stërvitjeve të talenteve në Shqipëri. Ai ka theksuar se ata marrin shumë pak mësimë në stërvitje çka ndikon negativisht në ndeshjet zyrtare.

“Po të shohësh në rajon, ka njerëz të grupmoshave të ndryshme, që luajnë në mënyrë të organizuar, gjë që nuk ndodh këtu. Problem tjetër është edhe mungesa e shkollave të futbollit, pasi edhe ato pak ekipe tradite, nxjerrin futbollistë në mënyrë sporadike.

Kjo bën që futbollistët shqiptarë të vijnë në futbollin profesionist me stërvitje shumë të keqe dhe me shumë pak minuta në këmbë dhe duhet të mësojnë në ndeshje zyrtare, ato që duhet t’i kishin mësuar gjatë ushtrimit të futbollit në moshë të re”, tha Jupi/. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori