Jurgen ​Klopp: Nuk i frikësohemi askujt në Champions
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se skuadra e tij nuk duhet të frikësohet nga asnjë kundërshtar tjetër, pasi që ata janë të gatshëm të shkojnë këtë vit një hap më larg se sezonin e kaluar në UEFA Champions League.

“Ne jemi në një pozitë të mirë, por nuk jemi të kënaqur. Ne jemi pretendentë kryesorë për gjithçka, për çdo ndeshje. Unë nuk mendoj se ka ndonjë ndeshje ku mund të thoni se Liverpooli nuk ka mundësi të fitojë dhe kjo është një gjë e mirë”, ka thënë Klopp.

Mendoj se jemi respektuar shumë për shkak të mënyrës së si luajtëm sezonin e kaluar dhe mendoj se të gjithë që e panë finalen, e panë se ne kemi mundur të fitojmë gjithçka kundër një skuadre që ishte në një pozitë plotësisht tjetër”.

“Ata i panë ndeshjet që ne i luajtëm. Ata e panë ndeshjen kundër Cityt, Romës dhe Portos. Ka aq shumë ndeshje në të cilat në luajtëm shumë mirë. Për këtë arsye, u respektuam shumë nga të tjerët. Mënyra më e mirë është kur të kesh përvojë, e përdor dijeninë tënde dhe fillon përsëri, pothuajse si të virgjër”, përfundoi Klopp.
Shtuar më 18/09/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori