Granit
Xhaka, në Bundesligë për të shpëtuar përfundimisht nga Arsenali. Sipas medieve kryesorë në Agnli dhe
Gjermani (Bild), mesfushori
shqiptar do të gjejë strehim në
Gjermani te
Hertha e
Berlinit, skuadër që drejtohet nga një emër shumë i njohur i futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann.
Xhaka, 27 vjeç, i ka komunikuar klubit të tij aktual se dëshiron të largohet pas një përplasjeje të madhe që pati me mbështetësit e “Topçinjve” në tetor. Madje mësohet se ai u ka treguar edhe shokëve të skuadrës për përvojën e re që e pret në Berlin
“Ylli”
shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, reagoi me zemërim gjatë zëvendësimit në ndeshjen me Crystal Palace, së pari duke kapur veshët dhe më pas duke iu drejtuar mbështetësve me fjalët ofenduese “f *** off”. Incidenti u pasua me heqjen e shiriti të kapitenit dhe lënien jashtë skuadrës në disa ndeshje radhazi.
Kur sqaroi reagimin e tij të furishëm,
Xhaka zbuloi se shpërtheu edhe për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj familjes së tij në rrjetat sociale.
Xhaka mbetet lojtar me shumë reputacion në
Gjermani, ku kaloi katër vjet në Borussia Monchengladbach, por tashmë destinacioni i tij i ri do të jetë
Hertha e
Berlinit.
Shtuar më 20/12/2019,
ora 17:43