Jurgen Klopp flet për dëmtimin e Xherdan Shaqirit
Jürgen Klopp ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri po përballet me një lëndim.

Shaqiri u kthye në Liverpool të hënën në mëngjes pas pushimit veror dhe u vlerësua më tej nga ekipi mjekësor i klubit, pas një lëndimi që kishte marrë gjatë ndeshjes së Zvicrës në Ligën e Kombeve me Anglinë më 9 qershor.

"Shaqiri është ende i lënduar nga ekipi kombëtar dhe do të duhet një kohë derisa të kthehet përsëri", tha Klopp.

Sipas trajnerit të Liverpool, pas këtij lëndimi Xherdani do të mungoj për një kohë.
Shtuar më 09/07/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori