Jurgen Klopp i trembet sulmuesit të Chelsea
Jurgen Klopp i trembet sulmuesit belg Eden Hazard.

Në prag të përballjes mes Liverpool dhe Chelsea, trajneri gjerman shprehet se Hazard mund të vendosë i vetëm ndeshjen.

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen të dielën në "Anfield" nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së 34 në Premierligë.

Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me objektive të ndryshme – Liverpooli po lufton për titull, kurse Chelsea për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

"Do të përpiqemi që ai të mos shkëlqejë në atë ndeshje. Do të përpiqemi të lexojmë lojën e tij, të ndalojmë çdo pasim dhe ta bllokojmë', tha Klopp.

"E pranoj që nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Në disa raste nuk je në gjendje të mbrosh dhe lutesh që kundërshtari të gabojë. Nëse Hazard është në ditën e tij më të mirë është më i fortë se Messi e Cristiano Ronaldo. Kjo është arsyeja që unë e pëlqej Hazard, por edhe i druhem atij", u shpreh më tej trajneri i Liverpool. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori