Jurgen Klopp ironizon ‘krizën’ e Salah
Pëlqej
Starti i ngadaltë i sezonit nga Mohamed Salah nuk përbën as shqetësimin më të vogël për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Sulmuesi egjiptian këtë sezon të ri me Liverpoolin ka shënuar vetëm dy gola.

Qetësia e trajnerit Klopp pavarësisht “agjërimit” të Salah, mbështetet nga 44 golat e realizuar prej 26-vjeçarit gjatë edicionit të kaluar, në të gjitha kompeticionet, por që gjithashtu erdhën pas një fillimi të ngadaltë.

“Kjo na qënka krizë!”, deklaroi Klopp plot sarkazëm Klopp gjatë konferencës për mediat të dhënë në vigjilje të përballjes me Southampton, e vlefshme për Premier League.

“Askush nuk e kujton fillimin e ngadaltë të sezonit të kaluar nga ana e tij. Nuk është aspak problem. Padyshim që rekordi i egjiptianin në sezonin e kaluar ka rritur pritshmëritë e të gjithëve ndaj tij. Kjo është e qartë. Ne nuk presim të njëjtën gjë, por duam që ai të shënoi sa më shpesh që të jetë e mundur. Është plotësisht normale, gjithkush pret këtë gjë prej tij”, deklaroi Klopp.
Shtuar më 21/09/2018, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori