Jurgen Klopp mbron Neymarin
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbrojtur sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, pas kritikave që ky i fundit i ka marrë gjatë turneut të KupësBotës se simulonte gjatë ndeshjeve pas ndërhyrjeve të lojtarëve.

Por, për Kloppin, reagimi i Neymarit pas ndërhyrjeve të kundërshtarëve është plotësisht i natyrshëm, pasi që ai duhet ta mbrojë veten, dhe këtë veprim të brazilianit, Kloppi e konsideron të mençur.

“Kur i pashë disa ndeshje të KupësBotës, njerëzit flisnin për simulimet e tij, por për mua reagimi i tij ishte plotësisht i natyrshëm. Ai është treguar i mençur që e ka mbrojtur vetveten. Ai është një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë Klopp.
Shtuar më 17/09/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori