Jurgen Klopp: Të gjithë donin të ndesheshin me Porton, ne jo
Liverpooli nuk ia ka besën Portos, kundërshtarit të fazës çerekfinale në Champions League. Ndeshja e parë luhet nesër dhe trajneri gjerman e ekipit anlgez, Jurgen Klopp, ka folur me shumë vlerësim për portugezët:

"Të gjithë donin të ndesheshin me Porton në çerekfinale, përveç nesh. Personat me një njohje të mirë të futbollit nuk do të donin të luanin ndaj një skuadre portugeze në këtë moment, kjo është e vërteta. E vërtet është edhe që askush nuk donte Liverpoolin. E di, do të jetë një ndeshje shumë e fortë, ku duhet të bëjmë maksimumin tonë", – është shprehur Klopp në konferencë shtypi.

Sezonin e kaluar Liverpuli shënoi 5 gola ndaj Portos, që tani mendon për hakmarrje. "Sfida e sezonit të kaluar mund të jetë më e dobishme për ta se për ne. Shënuam dy ose tre gola në kundërsulm, ishim shumë cinikë. Këtë sezon kemi pasur shumë momente pozitive në Europa, më shumë se momentet negative. Pas ndeshjes me Bayernin, të gjithë kanë folur për barazimin 0-0 në "Alfield Road" dhe të gjithë thanë se nuk mjaftonte. I përballuam me shumë respekt gjermanët dhe duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Porton.

"Agjërimi" i Salah? Askush nuk është i shqetësuar, edhe ai vetë. Punon gjithmonë me ritëm brilant, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Shënoi ndaj Sauthamptonit një gol të bukur, vendimtar, shumë të rëndësishëm", – ka theksuar trajneri Klop. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori