Jurgen Klopp, trajneri më i mirë
Klopp është shpallur trajneri më i mirë për vitin 2019

Triumfi në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, ka bërë që Jurgen Klopp të pranojë nga FIFA çmimin ‘Trajneri i Vitit’.

Për ta fituar këtë çmim, Klopp mposhti Mauricio Pochettinon dhe Jurgen Kloppin.

“Shumë faleminderit familjes dhe veçanërisht lojtarëve që kanë bërë gjithçka për ta fituar këtë trofe. Ka qenë nder të stërvis një grup të mrekullueshëm të lojtarëve”, tha Klopp.

Ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 është duke u mbajtur në shtëpinë e operës në Milano.
Shtuar më 23/09/2019, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori