Jurgen Klopp tregon sekretin e fitores ndaj Tottenham
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, u shpreh se turma e tifozëve i dha një mbështetje të jashtëzakonshme skuadrës së tij në fitoren 2-1 që "reds" arritën ndaj Tottenham në minutën e fundit. Liverpool për pak sa nuk la 2 pikë në atë ndeshje, por në fund erdhi një fitore e rëndësishme, që mban skuadrën e trajnerit Klopp në garën për titullin në Premier League.

"Turma ishte e jashtëzakonshme, asnjëherë fansat nuk u bënë nervozë dhe kjo na dha mundësinë që të luajmë të qetë deri në fund. Dukej sikur ata e dinin që do të vinte goli dhe na thonin 'provojeni sërish". Ata ishin pas nesh, na jepnin një shtysë të madhe dhe kjo është ajo që unë preferoj më shumë nga këta tifozë", tha Klopp. Liverpool kryeson kampionatin me 2 pikë më shumë se City. /albeu.com/

Shtuar më 02/04/2019, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori